Sot mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, pa Demarkacionin

Sot mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku ka me u shqyrtue Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, si dhe ka me u shqyrtue Projektligji për Inspektoratin e Arsimit.

R e n d i i d i t ë s:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit . nr.04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr.04/L-115 dhe me Ligjin nr.04/L-168,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-114 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,

6. Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015,

7. Emërimi i një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,

8. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,

9. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

10. Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.