Sot mbahet seancë e randësishme në rastin Azem Syla

Sot dhe nesër mbahen seancat e fundit të hetuesisë së veçantë ndaj ish-deputetit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla dhe të tjerëve, ku pritet që të merret në pyetje edhe dëshmitari i dytë i mbrojtun i këtij rasti.

Seanca mbahet në Pallatin e Drejtësisë, tue fillue nga ora 9:30.

Ish-deputeti i PDK’s, Azem Syla, asht dërgue në burgun e sigurisë së naltë në Dyz. Ai qe disa ditë ishte i shtrimë në QKUK për tretman mjekësor, ndërkohë që Gjykata e Apelit kishte vendosë që atij t’ia kthej masën e paraburgimit prej dy muejsh.

Gjykata këtë vendim e ka marrë me arsyetimin se ka pasë nji përpjekje nga ana e Azem Sylës për të ndikue në dëshmitarin e dytë të mbrojtn në rastin e njohun si “Toka”.

Këtë vendim të Apelit e ka kundërshtue Tomë Gashi, avokati i Azem Sylës, i cili iu ka drejtue me kërkesë për mbrojtje të ligjshmënisë Gjykatës Supreme të Kosovës.