Sot mbahet takimi konsultativ i partive politike, qe kush merr pjesë e kush jo

Kuvendi

Në përpjekje për me gjete zgjidhje për krijimin e institucioneve, sot mbahet takimi konsultativ i shefave të grupeve parlamentare me kërkesë të kryesuesit të seancës së Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci.

Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmue pjesëmarrjen në këtë takim, derisa Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa kanë ba të ditun se nuk marrin pjesë, mbasi që takimi simbas tyne asht i panevojshëm.

Takimi mbahet në oren 10.00 në objektin e Kuvendit të Kosovës.