Sot mbledhet Këshilli i Sigurimit, këto janë temat për Kosovën

Sot në New York ka me u mbajt seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB’s për Kosovën.

Serbia kësaj here pritet me u përfaqësue nga Ministrja e Drejtësisë, Nela Kuburovic.

Në këtë mbledhje ka me u shpalos raporti i rregullt tremujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB’s, Antonio Guterres, rreth punës së UNMIK’ut dhe situatës në Kosovë nga 16 Kallnori deri më 15 Prill.

Ministrja Kuburovic pritet me paraqitë mendimin dhe qëndrimin e Serbisë me rastin e raportit të ri të UNMIK’ut mbi situatën në Kosovë dhe qëndrimin e Qeverisë në Beograd në lidhje me çashtje të caktueme politike.

Temat ma të ‘nxeta’ kanë me qenë tentimi për transformimin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës në ushtri, “kërcënimet” e Daut Haradinaj për gjoja spastrimin etnik të serbëve si dhe vendimi i gjykatës në Colmar ndaj Ramush Haradinajt.

Mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurimit i Kombeve të Bashkueme në bazë të raportit tremujor për periudhën 16 Tetor 2016 – 15 Kallnor 2017, të paraqitun nga Sekretari i përgjithshëm i OKB’s, Antonio Guterres u mbajt në Fror.