Sot mbledhet Kryesia e Kuvendit, diskutohen dy pika me randësi

kryesia.jpg

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka me u mbledhë sot, ku përveç tjerash ka me diskutue edhe për votimin e propozim-rezolutës lidhun me Kodin telefonik shtetnor të Republikës së Kosovës, si dhe votimin e propozim-rezolutës lidhun me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Simbas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, tue fillue në orën 11:00, si pika të rendit të ditës kanë me qenë edhe situata aktuale në veri, sikurse dhe kodi telefonik.

Kuvendi ka njoftue për pikat e rendit të ditës për sot:

Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

Përgatitjet për seancën plenare:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

LEXO: Të hënën mblidhet kryesia e Kuvendit, në rend dite Veriu dhe Kodi Telefonik
Koha për pyetje parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, Votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,

Votimi i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,

Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me Kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës, Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-117 për Akreditim,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e përafërta.

Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës.