Sot mblidhen prapë liderët e 3 partive opozitare

Liderët e tri partive opozitare, Visar Ymeri – VV, Ramush Haradinaj – AAK, dhe Fatmir Limaj – Nisma për Kosovën kane me u takue sot prapë.

Kjo simbas disa burimeve të Gazeta Blic, mbrenda opozitës.

Sipas këtyne burimeve, në këtë takim ka me u vendos përfundimisht për hapat që ka me i ndërmarrë opozita ma tutje.

Në këtë takim do të vendoset përfundimisht se si të veproj opozita”, ka thanë ky burim.

Gazeta Blic ka mësue se edhe Nisma për Kosovën po e mbështet opsionin e AAK’s, që të bojkotohen punimet e Kuvendit.

Në anën tjetër, kryetari i AAK’s Ramush Haradinaj, ka thanë se partia e tij përfundimisht e ka braktisë Kuvendin.