Sot mot i freskët e me shi, nga e Marta ma ngrohtë!

Mbas ditëve me vapë afrikane, gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë pritet me depërtue nji turbullinë nga Atlantiku me masa të ftofta ajrore, që n’orët e mbasdites dhe mbramjes kanë me sjellë kushte për reshje lokale shiu me bubullima.

Vende-vende reshjet mund të jenë ma intenzive, e nuk përjashtohet mundësia edhe për breshën.
Të Hanën e parë, të muejit Korrik, pritet me mbajtë mot i freskët, kryesisht me vransina, vende-vende me reshje lokale shiu dhe mundësi për bubullimë.

Nga dita e Martë, fusha me presion të naltë kanë m’u shtri mbi rajon dhe ka me sjellë përmisim të motit, me intervale ma të gjata me diell dhe mot të ngrohtë.

Temperaturat minimale kanë m’u sillë nga 10C deri në 14C, e maksimalet nga 19C, që pritet të zbresin nesër, gradualisht do të rriten deri në 30C, ditën e Premte.

Ka me fry erë mesatarisht e fuqishme nga veriperëndimi-veriu 4-11m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht ka m’u rritë mbi vlera normale.