Sot nderohet ekipi kosovar i Lojnave Olimpike

Ekipi olimpik i Kosovës, i cili ka me përfaqësue shtetin tonë në Lojnat Olimpike në Rio të Brazilit, ka me u pritë sot nga përfaqësues të institucioneve shtetnore dhe sportive. Atyne kanë me ju dorëzue uniformat dhe flamuri shtetnor i Kosovës.

Tetë atletë që kanë me përfaqësue Kosovën, fillimisht kanë me u pritë në zyret e Komitetin Olimpik të Kosovës, ku edhe kanë me ju dorëzue uniformat. Ekipi olimpik mandej ka me u pritë me ministrin e Kulturës, Kujtim Shala.

Në kuadër të këtyne altiviteteve ka me u ba promovimi i pullave postare, RIO 2016, si dhe ka me u bajtë seminari informativ për Doping, për Virusin ZIKA dhe për sjelljen mbrenda dhe jashtë fshatit Olimpik.

Mbasdite, ekipi olimpik i Kosovës organizon inaugurimin e rrathëve Olimpik në sheshin “Zahir Pajaziti”.