Sot në Kosovë përkujtohen të vramët e Kumanovës

Për nder të nji vjetorit të vrasjes së dhetë të vramëve në Kumanovë, sot në Prishtinë, ka me u mbajtë akademi përkujtimore, e organizueme nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Gjakovë, në bashkëpunim me Familjarët e Dëshmorëve.

10 të ranët në Betejën e Kumanovës janë: Xhafer Zymeri, Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Arben Rexhaj, Fatlum Vishesella, Hysen Reshiti, Nysret Kaloshi, Samit Kastrioti, Turgaj Gashi, Valon Kabashi.

Me 9 dhe 10 Maj të vitit të kaluem u zhvillue konflikti mes policisë, ushtrisë të Maqedonisë dhe grupit të armatosun që njihet si ”Grupi i Kumanovës”.

Nga ky aksion, mbetën të vramë 8 pjestarë të sigurimit shtetnor, ku figuron edhe nji shqiptar i vramë, Isamedin Osmani, ndërsa nga grupi shqiptar i armatosun mbetën të vramë 10 persona, të cilët ishin të udhëhequn nga Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj, të cilët thuhet se janë vra mbas dorëzimit.

29 persona shqiptarë të burgosur, kryesisht nga Kosova, ende janë në procedurë gjyqësore, ku disa herë kanë deklarue se janë pafajshëm.