Çka diskutohet sot n’Kuvend

Kuvendi i Kosovës ka me mbajtë sot seancën e rregullt plenare me 20 pika të rendit të ditës.

Në këtë seancë, ndër të tjera, pritet me u shqyrtue edhe projektligji për parandalimin e pastrimit të pareve dhe luftimin e financimit të terrorizmit, shqyrtimi i raportit financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2015, si dhe shqyrtimi i raportit të punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2015.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-093 për ratifikimin e Konventës për heqjen e Kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961),
5. Votimi i Projektligjit nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-064 për patentë shofer (Raporti i Komisionit është shpërndarë më 26.04.2016),
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-55 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës,
8. Votimi i anëtarëve të Bordit Këshillëdhënës për Mbrojtjen e Mjedisit,
9. Votimi i Raportit të Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale,
10. Votimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës,
11. Votimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin 2014.
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-96 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit,
13. Shqyrtimi i Propozim-vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
14. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit për Ankesa të Mediave,
15. Shqyrtimi i Raportit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2015,
16. Shqyrtimi i Raportit të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2015,
17. Shqyrtimi i Raportit financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2015,
18. Shqyrtimi i Raportit të punës së Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2015,
19. Shqyrtimi i Raportit të punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2015,
20. Shqyrtimi i Raportit të punës së Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2015.