Sot në Pejë folet për parandalimin e radikalizmit

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë sot në Pejë ka me mbajtë konferencën me titull “Përfshimja e komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”, që mbahet në kuadër të projektit të bashkuem kundër terrorizimit.

Ky projekt implementohet nga QKSS me mbështetjen e qeverisë amerikane. Derisa konferenca që ka me u mbajtë ka për qëllim që me ngrit diskutim rreth sfidave të Kosovës në ballafaqimin me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, si dhe gjetjen e praktikave ma të mira drejt parandalimit dhe luftimit të tij.

Këto tema ngërthejnë nji spektër të gjanë të grupeve siç janë: roli i grave, nxanësve, gazetarëve dhe komuniteteve fetare në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Në panel kanë me qenë të pranishëm Florian Qehaja, drejtor ekzekutiv i QKSS në cilësinë e moderatorit, Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës, Nue Nikolla, komandant i Stacionit Policor në Pejë, si dhe Musli Arifaj, kryetar i Bashkësisë Islame në Pejë.