Sot në Prishtinë ka me u marshue për të drejtat e komunitetit LGBTI

Dita Ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë (IDAHOT), ka me u shënue sot edhe në Prishtinë. Kjo ditë ka me u shënue me marshin që mban moton “Dashuria jonë është kushtetuese”.

Në këtë marsh, janë ftue shumë personalitete të politikës si vendore ashtu edhe ndërkombëtare.
Marshimi asht organizue nga Qendra për Barazi dhe Liri (CEL), Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Emancipim Shoqëror (QESh), por asnjana nga këto organizata nuk e kanë ba publike këtë marshim.

Marshimi ka me fillue në orën 11:00 me nisje nga Sheshi “Skënderbeu” deri tek Sheshi “Zahir Pajaziti”.

Simbas ftesës që i asht dërgue personaliteteve të ndryshme, thuhet se ky marshim ka me mbledhë individë, organizata, institucione dhe ambasada të ndryshme në Kosovë për me marshue për të drejtat e komunitetit LGBTI (lesbian, gay, bisexual, trans, dhe/ose intersex).

Marshi ka me pasue me nji koncert në sheshin Zahir Pajaziti.