Sot në SHBA mbahet seanca ndaj hacker’it kosovar që ndihmoi ISIS’in

Sot në orën 16, simbas orës lokale të Kosovës, në Virginia të SHBA’ve, fillon seanca dëgjimore për shtetasin e Kosovës, Ardit Ferizi lidhun me akuzat për terrorizëm.

Seanca ka me u mbajtë në Gjykatën e Qarkut në Virginia, ndërsa ma parë ai ishte deklarue i pafajshëm ndaj akuzave për sigurimin e mbështetjes materiale për terroristët.

Ferizi, 20 vjeç, dyshohet se ka depërtue në të dhanat e mbi 1,300 pjesëtarëve të ushtrisë amerikane dhe se të njajtat i ka shpërnda te grupi militant ISIS.