Sot në Tiranë, homazhe për Astrit Deharin

Nga ora 17:30 në Sheshin Nanë Tereza në Tiranë, kanë me u mbajtë homazhe në nderim të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Këtë e ka ba të ditun Lëvizja Vetëvendosje përmes nji njoftimi për media.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari ka ndërrue jetë dy ditë ma parë në rrethana ende të paqarta, në burgun e Prizrenit, ku po mbahej në paraburgim nën dyshimin për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.