Sot nis PriFest. Rezervo Javën!

Java e 22 – 29 prill do e kthejë kryeqytetin kosovar, Prishtinën, në nji hapësië të madhe feste të kinemasë ku do shfaqen mbi 70 premiera të filmave ma të rij.

Prishtina International Film Festival hap siparin e saj pikërisht këtë të Premte në mbramjen e 22 prillit.
Ceremonia nis në orën 20.30 në sheshin Zahir Pajaziti.

Të ftuemitt së bashku me kalimtarët e pranishëm, publikun dhe këdo që ka dashni për kinemanë do të ftohen ulen në vendet në Kinemanë e Hapur të PriFest pasi në orën 21.00 do projektohet “Mediterranea”, filmi i cili starton edicionin e 8’të te PriFest. Projeksioni i filmit asht gratis për të gjithë.

prifest

 

I ftuem special në ceremoni asht dhe aktori kryesor i këtij filmi, Alassane Sy, i cili vjen për here të parë në Prishtinë falë PriFest dhe do të prezentojë filmin në hapje si dhe do të ketë konferencën për shtyp te Shtunen me 23 prill në orën 11.00 te pllatoja pranë Sallës së Kuqe (ish Boro Ramizi) ku do të jetë edhe sheshi i improvizuem i festivalit (Festival Square) së bashku me tapetin e kuq tradicional të këtij festivali.

Përveç ceremonisë së hapjes, e gjithë java ka me qenë e mbushun me programe, workshop’e, seminare dhe takime me ekspertë të filmit , shumë prej të cilëve janë profesionistë të nominuem për çmime si Oscar e shumë vlerësime të tjera të randësishme kinematografike.
Të gjitha këtyne i shtohen edhe festat e shumta çdo natë në vendet ma cool të qytetit.

Hapësinat e festivalit gjatë javes se PriFest janë:

– Sheshi Zahir Pajaziti për shfaqjet e filmit falas nga ora 20.00h dhe 22.00h cdo mbramje (ne rast shiu, filmat shfaqen në Sheshin 21)

– Salla e Kuqe dhe salla Atelie në katin e naltë të Pallatit të Rinisë (ish Boro Ramizi) ku do të mbahen projeksionet e filmit mbasdite duke filluar nga ora 18.00, 20.00, 22.00 gjegjësisht n’19.00, 21.00 ne sallen Atelie. Nderkohe në hapësinën para derës së Sallës së Kuqe në tapetin e kuq do të vendoset hapësira për media dhe konferenca për shtyp që do të mbahen cdo ditë nga ora 11.00 – 13.00.

– Salla e Amfiteatrit të American School of Kosova në katin poshtë të Pallatit të Rinisë (ish Boro Ramizi) shfaqen filmat nga ora 15.00 mbasdite si dhe disa debate që fillojnë nga dite e HAne deri të Premten.

 

prifest2

– Sheshi 21 ku duke filluar nga 23 prill e deri me 27 prill do të jetë një program i ngjeshun me shumë prezentime ekspertësh, diskutime, takime profesionistësh të filmit. Në këtë hapësinë në datën 28 prill do të shfaqet edhe nji pjesë e programit të rregullt të filmave që do të zhvendosen nga Salla e Kuqe.

– Hapësinë tjetër asht edhe Hotel Victory dhe Swiss Diamond Hotel ku do të mbahen workshope dhe trajnime të mbylluna për pjesëmarrësit me projekte filmi.

Të gjithë filmat do të jenë gratis/falas për studentët dhe pensionistët nga mosha 65 e tutje. Për të tjerët në shitje asht kartela JAVORE që kushton 10€ dhe me te mund të shihen të gjithë filmat në festival, ndërkohë që bileta individuale për nji film kushton 3€. Shitja e biletave fillon te Premten, 22Prill 12.00h dhe biletat mund të blehen cdo ditë te Salla e Kuqe. Programi i filmave mund të shkarkohet nga faqja e internetit të PriFest www.prifest.org si dhe në Facebook ku do të reklamohen edhe të gjithë filmat e programit. Filmat promovohen edhe në partnerët medial të festivalit, televizionet, portalet, radio etj.

Nëse jeni dashamirës të filmit, gjatë javës që vjen, Prishtina ju fton në vizitë! Rezervo Javën!