Sot nis shpërndamja e 250 mijë vaksinave kundër smundjes gungore

Ka arritë në Kosovë ilaçi kundër smundjes gungore të likurës së gjedheve.

235 mijë doza të ardhuna nga Afrika e Jugut ndodhen në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ky asht nji lajm i mirë për të gjithë fermerët tue pasë parasysh rrezikun nga kjo smundje, e cila ka prekë Kosovën.

Që nga sot ka me fillue fushata e vaksinimit dhe se sasia e vaksinave asht e mjaftueshme për të gjitha gjedhet.

Simbas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë nga kjo smundje kanë ngordhë rreth 200 krena lopë.