Sot nis udhëtimi familjarizues për turizmin

turizmiii

Për herë të parë në Kosovë po organizohet udhëtimi familjarizues për operatorët turistikë nderkombëtarë, si dhe për disa gazetarë me qellim që të stimulohet turizmi dhe të krijohen kontakte në mes të bizniseve turistike vendore dhe atyne të hueja.

N’udhëtimin familjarizues do të marrin pjesë 25 persona nga e gjithë bota, të cilët do të njoftohen me Kosovën për së afërmi.

Mbramë ata kanë darkue me zyrtarë të Ministrisë të Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe përfaqësues të organizatave të tjera.

Kurse, sot do të vazhdojnë vizitën për në perëndim të Kosovës, më saktë në Bogë, Deçan, Junik e Gjakovë.

Të Shtunën kanë me vizitue Prizrenin, Brodin dhe Brezovicën.

Të shtunën në mbramje do të jenë në Prishtinë në kuadër të mbramjes solemne, ku do të kenë mundësi të takohen me rreth 100 biznise vendore të fushës së turizmit.