Sot nisin aplikimet për Llotarinë Amerikane, qe çfarë duhet me ba!

Sot n’orën 18:00 hapet aplikimi për llotarinë amerikane.

Sakaq, faqja zyrtare e departamentit të shtetit dhe ambasadës së SHBA’ve në Tiranë ka publikue krejt hapat që duhen ndërmarrë si dhe pikat ku duhet me u tregue mjaft të kujdesshëm për mos me gabue.

Regjistrimi elektronik për llotarinë DV-2017 ka me fillue të Ejten, më 4 Tetor 2016 n’orën 12:00 në mesditë, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të Martën, më 7 Nandor 2016, në orën 12:00 Ora Standarde Lindore (EST)(GMT-5).

Nuk duhen përdor fotografinë e vitit të kaluem në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për llotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht.

Ju duhet të paraqisni informacionin e maposhtëm për me plotësue regjistrimin tuej E-DV:

1. Emnin – mbiemnin, emnin e mesit – ekzaktësisht si shkruhet në pasaportë.

Mos vendosni emnin e babes si emёn mesi, por vendosni N/A.

2. Datën e lindjes – ditë, muej, vit.

3. Gjininë – mashkull ose femër.

4. Qytetin e lindjes.

5. Shtetin e lindjes – Përdorni emnin me të cilin njihet aktualisht shteti ku keni lind.