Sot PDK zyrtarizon kandidatin për kryetar komune në Drenas

PDK në Drenas sot pritet që me zyrtarizue kandidatin e kësaj partie për të parin e komunës.

Kjo asht ba e ditun nga njoftimi i asambleistit të PDK’s në komunën e Drenasit, Xhavit Drenori, i cili pritet me qenë kandidati nga radhët e PDK’s për kryetar të kësaj komune, shkruan lajmi.net.

Qe njoftimi i plotë i Drenorit:

“Dëshiroj të ju njoftoj se sot, dt. 06.11.2016, me fillim në ora 14:00, në restaurant GRANITI në Drenas (afër rreth-rrotullimit, përballë Al – trade) do të shpallë kanidaturën time për të parin e Komunës së Drenasit për pjesën e mbetur të mandatit. Para qytetarëve të ftuar në këtë aktivitet dhe para Jush dërshiroj të elaboroj katër fushat problematike që i kam identifikuar tash sa kohë nga pozita e anëtarit të Kuvendit Komunal në Drenas, e të cilat janë pjesa kryesore përbërëse e programit tim qeverisës për këtë pjesë të mbetur të mandatit. Ju ftoj të na mbuloni medialisht!”