Sot përfundon punimet Kongresi i 6-të Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore “KISCOMS 6”

Sot, në orën 15:00, në Swiss Diamond Hotel, përfundon punimet Kongresi Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore, projekt i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, që ka për qëllim stimulimin dhe ngritjen e vetëdijes dhe interesimit të studentëve dhe profesionistëve të rij të shkencave mjekësore, mbi randësinë e punës, projekteve e hulumtimeve shkencore.

Me këtë rast, komiteti shkencor ka me shpallë edhe fituesit e punimeve-prezantimeve ma t’mira. Tashma traditë në kongresin e KISCOMS-it asht ba që autori i punimit ma t’mirë, me qenë President i kongresit të radhës. Po ashtu, ka me u shpallë edhe “Ҫmimi i publikut”.

Kongresi po mbahet në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, Kolegjin Universi, Akademinë Italiane të Nutricionit dhe Dietologjisë dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Në kongresin e 6-të, dje dhe sot kanë me u prezentue mbi 60 punime shkencore, ndërsa pjesëmarrës aktivë dhe pasivë janë rreth 550 studentë dhe profesionistë të shkencave mjekësore.