Sot prezentohen njohunitë e qytetarëve për MSA

kosovake

Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Grupi per Studime Politike dhe Juridike ban sot prezentimin e hulumtimit per Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, me temën “Njoha e MSA’s nga qytetarët dhe perceptimet e tyne”.

Kjo marrëveshje paraqet nji randësi të vecantë për Kosovën dhe qytetarët e saj, për shkak që kjo marrëveshje ndërton t’ardhmen europiane të Kosovës; andaj nëpërmjet kësaj ankete PIPS dhe GLPS ka synue të mbledh informata rreth njohunisë së qytetareve për MSA’në dhe perceptimet e tyne të përgjithshme.

Ky publikim asht në kuadër të projektit “Promovimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe Lansimi i nji Debati Publik mbi të Ardhmen Europiane të Kosovës”, i financuem nga Ambasada e Mbretnisë së Holandës në Prishtinë.