Sot protesta ‘Drejtësi për Astritin’ kush po e organizon!

Sot në Prishtinë, tue fillue prej ores 12:00, kanë me u mbajt protestat sikur herave tjera, përmes të cilave po kërkohet drejtësi për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku po mbahej si i dyshuem për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

Simbas organizatorëve të protestës, mbi 100 organizata, aktivistë, intelektualë e gazetarë, kanë me dalë sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për me përkrahë protestën drejtësi për Astritin.

Protestat “Drejtësi për Astritin”, janë tue u mbajt në shumicën e komunave të Kosovës, përmes të cilave po kerkohet hetim i pamvarun ndërkombëtar për vdekjen e të riut Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.