Sot protesta para ambasadës së Maqedonisë në Washington

Për sot në ora 12:00 me orën lokale, asht caktue protesta para ambasadës së Maqedonisë në Washington.

Bashkëqytetarë të dashur, Ju bëjmë thirrje për një protestë paqësore para Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Uashington këtë javë me datë 17 April 2016 në ora 12. Kjo protestë është në shenjë të mbështetjes për bashkëqytetarët tanë që luftojnë për liri, drejtësi dhe demokraci në Maqedoni. Shihemi të dielën në ora 12 para ambasadës! Përshëndetje! Adresa 2129 Wyoming Ave NW, Washington, DC 20008”, thuhet në njoftimin e shpërndamë në rrjetin social Facebook.

Vendimi i Presidentit Gjeorge Ivanov për me i fal politikanët, i ka ngrite në protesta masive qytetarët në Shkup, Manastir, Strumicë.