Sot protestohet kundër denimit të pjesëtarëve të UÇK’s

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Drenas, kanë me protestue sot në shejë pakënaqësie për dënimet e fundit të komandantëve dhe ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Simbas njoftimit për media, këto dënime tentojnë që me ulë vlerën e luftës çlirimtare, mundin dhe sakrificën e krejt të ranëve për lirinë e Kosovës, krejt ushtareve që sakrifikuen jetën e tyne për me mbrojtë pragun e shtëpisë.

“Protesta mbahet në sheshin “Fehmi Lladrovci”, tue fillue nga ora 12:00. Eja edhe ti, t’i mbrojmë vlerat e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ta mbrojmë amanetin e dëshmoreve dhe gjakun e derdhun për liri”, thuhet në ftesën e Organizatave të dala nga lufta e UÇK’s.