Sot protestohet në Prishtinë dhe Han të Elezit

Dita e punëtorëve kësaj here do të jetë ma ndryshe në Kosovë.

Pikërisht në këtë ditë nji grup i të rinjve kanë planifikue të organizojnë nji marsh protestus, në Prishtinë, për gjendjen e punëtoreve në sektorin privat. Po ashtu, edhe ish-punëtorët e kombinatit “SharrCem”, kanë paralajmërue për sot nji protestë.

Marshi qytetarë në Prishtinë, simbas organizatorëve ka si qëllim vetëdijsimin e shoqnisë për nevojën e avokimit të të drejtave të punëtoreve.

Organizimi fillon në Sheshin “Zahir Pajaziti” në orën 12:00 të mesditës dhe përfundon me nji aksion simbolik pranë rrethojave të Qeverisë së Kosovës.

Ngjarja asht publikue edhe në rrjetin social Facebook “HESHTJA KURRË NUK KA FITUAR TË DREJTA; Marsh për respektimin e të drejtave të punëtorëve.”

https://www.facebook.com/events/1055841694489780/

Ish-punëtorët e kombinatit “SharrCem”, kanë paralajmërue protestë, të dillën me 1 maj. Ata do të kërkojnë nga institucionet ma të nalta në vend që me kërkue nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), me e kthye kombinatin në dor të ish-punonjësve.

Simbas njoftimit, punëtorët bashkohen te stacioni i hekurudhës në Han të Elezi, në orën 10:30, dhe vazhdojnë marshin drejt portës së Cimentorës.