Sot protestohet në Prizren, këto janë kërkesat!

Sot në Prizren ka me u mbajtë nji protestë qytetare, ku ka me u kërkue përgjegjësi për vdekjen e tre vjeçares, Xheneta Gashi.

Përfaqësues të OJQ’ve, kanë kallxue se protesta pritet me nisë në orën 12:00, në Sheshin” Shatërvani”, ku ka me u kërkue dorëheqja e kryetarit të kësaj komune, Ramadan Muja, ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministrit të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, mbasi që simbas tyne, këta janë përgjegjësit kryesorë për vdekjen tragjike të Xhenetës tre vjeçare.

Ata u kanë ba thirrje tanë qytetarëve të Prizrenit dhe qytetarëve të Kosovës që me ju bashkue protestës së sotme për me kërkue përgjegjësi institucionale për vdekjen tragjike të Xhenetës.