Sot protestohet për KEK’un, ka 2 arsye (dokument)

KEK

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike e Kosovës, sot mban protestë te sheshi “Skënderbe” në Prishtinë.

Protesta fillon nga 12:00 deri në orën 13:00.

“Protesta do të mbahet lidhurme përjashtimin e punëmarrësve që janë kyçur drejtpërdrejtë në prodhim dhe punëtorët të cilët janë kujdestarë në pajisjet që nuk punojnë të cilët edhe ashtu konsiderohen që janë pjesë e protestës”, thuhet në komunikatën e KEK’ut.

Kjo protestë, simbas organizatorëve, mbahet për dy arsye:

1.Që menaxhmenti i KEK-ut me Qeverinë në detyrë të marrin masa emergjente që të zhbllokohet gjendja aktuale në D. e Djerrinës (shpronësimi i zonës kadastrale 52 ha”, që mos të vijë deri te ndërprerja e energjisë elektrike nga TV “A-B”, dhe mbetja e punëmarrësve të KEK-ut pa vende pune.

2.Rritja e pagave për punëmarrësit e KEK-ut për 100 Euro në mënyrë lineare nga 01/07/2017.

1-kek