Sot publikohen emnat e të pranuemve në konvikt

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” shpall sot rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për këtë vit.

Siç njoftohet nëpërmjet nji komunikate për media, në konkursin, i cili ka zgjatë dhetë ditë, kanë aplikue 7157 studentë.

“Kapaciteti për banim në konvikte asht rreth 3600, kurse kapaciteti për shujta në mensë asht 5000”, thuhet në komunikatën e dërgueme nga Qendra e Studentëve.