Sot raporti i OKB’s për Kosovën. Qe çka përmban!

bankimonn

Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon në raportin e tij të fundit mbi punën e UNMIK’ut dhe gjendjes në Kosovë ka shpreh shqetësim rreth zbatimit të ngadalshëm të marrëveshjeve të arrituna në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ban ka thanë se Kosova ka ende shumë për me ba që të promovojë tolerancë ma të madhe dhe pajtimin në mes të komuniteteve, kjo për të sigurue mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, si dhe për të lehtësue kthimin e personave të zhvendosun, tue mbështet të drejtat e tyne pronësore dhe mbrojtjen e traditave fetare.

Raporti, i cili mbulon periudhën nga 16 Kallnori deri më 15 Prill të këtij viti, do të paraqitet nesër në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB’s i asht kushtue Kosovës.

Ban ka përshëndet punën dhe përkushtimin e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa për procesin e normalizimit të marrëdhanieve mes Kosovës dhe Serbisë, por simbas tij ato duhet me arritë zbatim të plotë të marrëveshjeve.