Sot, seanca e Kuvendit ku ka me marrë pjesë edhe Vetëvendosje

Kuvendi i Kosovës sot ka me i mbushë ulëset e sallës së seancave me ma tepër deputetë se sa që kishte në mbledhjet e fundit. Seanca e së Ejtes, që nis në orën 10:00, pritet me i kthye në Kuvend edhe deputetët e partisë ma të madhe opozitare, Vetëvendosje.

Por, doket se nuk ka me pasë kundërshtime të mëdha, kjo për shkak se, dy prej çashtjeve, të cilat partitë e opozitës kundërshtojnë, nuk janë në agjendë.

Rendi i ditës për seancën e 9 Qershorit:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-093 për ratifikimin e Konventës për heqjen e Kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961),
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-097 për Ratifikimin e Marrëveshjes për hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rehabilitimin e rrugëve rajonale,
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-098 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-083 për falimentimin,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-079 për Investimet strategjike në Republikën e Kosovës,
10. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit për Ankesa të Mediave,
11. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
12. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,
13. Shqyrtimi i Raportit të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2015,
14. Shqyrtimi i Raportit të punës së Zyrës Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizim për vitin 2015,
15. Propozimi i GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.