Sot shënohet Dita Botnore e HIV/AIDS, këto janë shifrat e të prekunve me këtë smundje

Data 1 Dhetor asht Dita Botnore e AIDS, e cila në shumë pjesë të botës shënohet tue dhanë informata dhe bisedue për këtë smundje.

Arsyeja e shënimit të kësaj dite në tanë botën, e gjithashtu edhe në Kosovë asht thirrja për akcion për krejt ata që me kontributin e tyne kanë me përkrah luftën kundër HIV/AIDS.

Me qëllim të shënimit të kësaj dite, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, Njësia Menaxhuese e Projektit të Fondit Global me aktivitetet e tyne ka me shenue sot Ditën Botnore të HIV/AIDS në tana qendrat Rajonale të Kosovës.

Për këtë qëllim janë organizue aktivitete të shumta, tue fillue nga ligjërata nëpër shkolla të mesme dhe shpërndamja e fletëpalosjeve.

Numri i të infektuemve me HIV në botë asht rreth 36.7 milionë, prej tyne femna 17.8 milion.

Rreth 1.8 milion milionë janë fëmi nën moshën 15 vjeçare. Të vdekun 1.1 milion. Çdo minutë me HIV infektohet nga nji fëmi.

Në Kosovë numri i të infektuemve asht 110 raste me HIV dhe AIDS (43 HIV, 67 AIDS), ndërsa numri i të vdekunve 45.