Sot shpallet fituesi i Nobelit për Paqe, këta janë kandidatët

Diplomatët, të cilët kanë negociue marrëveshjen bërthamore të Iranit, aktvistja ruse për të drejtat e migrantëve dhe grueja Yazidi që asht mbajtë si skllave nga Shteti Islamik, janë në mesin e 376 njerëzve të nominuem për Çmimin Nobel për Paqe, i cili ndahet sot.

Nëse diplomatët për marrëveshjen e Iranit fitojnë, atëherë Sekretari amerikan i Shtetit, John kerry dhe homologu i tij iranian Javad Zarif, munden me qenë fitues të këtij çmimi.

Por, me fokusin në miliona refugjatë dhe migrantë që po ikin nga lufta në Siri, Afganistan dhe vende të tjera, aktivistët që mbrojnë të drejtat e tyne po konsiderohen si fitues potencialë të këtij çmimi.

Njana nga ta asht aktivistja ruse Svetlana Gannushikna, e cila për dekada ka punue për çashtjen e refugjatëve dhe migrantëve.

Banorët e ishujve grekë, që kanë pranue mija refugjatë që arrinin me anije nga Deti Egje gjithashtu janë nominue. Po ashtu, të nominuem janë edhe vullnetarët e Helmetave të Bardha, të cilët po pshtojnë civilët në Siri, të cilët përditë përballen me bombardime.