Sot shpalosen rezultatet e hulumtimit me qytetarë lidhun me bisedimet Kosovë-Serbi

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), sot organizon konferencën për media gjatë të cilës shpalosen rezultatet e hulumtimit të realizuem me qytetarët e Republikës së Kosovës lidhun me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Në këtë konferencë shpaloset publikimi “Transparenca e dialogut Kosovë-Serbi: kandvështrimi i qytetarëve”, me rezultatet e dala nga hulumtimi i opinionit publik rreth transparencës, llogaridhanies dhe informimit të përgjithshëm të qytetarëve të Kosovës rreth procesit të dialogut.

Simbas njoftimit për media, disa nga aspektet kryesore që ka trajtue ky hulumtim janë njohunitë e përgjithshme të qytetarëve të Kosovës rreth marrëveshjeve të arrituna në Bruksel, nivelin e kënaqshmënisë me punën e deputetëve në mbikqyrjen e Qeverisë në procesin e dialogut, përfshimjen e tyne në këtë proces, informimin lidhun me mbarëvajtjen e dialogut si dhe gadishmëninë e qytetarëve për të kontribue për temat e dialogut.