Sot shqyrtohet Ligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës në Kuvend

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka me u mbledhë sot në seancë plenare, në të cilën ka me u shqyrtue nji varg projektligjesh dhe raportesh.

Në mbledhjen e sotme mbas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, ka me u shqyrtue për herë të parë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016 dhe ai për ndihmën shtetnore, ndërsa për herë të dytë, Projektligji për investimet strategjike në Republikën e Kosovës.

Mandej, ka me u emnue anëtari i Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe ka me u zgjedhë nji anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si dhe zavendësdrejtori i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.