Sot thuhet fjala e fundit për rastin e Kumanovës

seancakumanova

Gjykata Themelore në Shkup sot ka caktue seancën gjyqësore për rastin “Lagja e Trimave”, ku të akuzuem janë 37 persona me akuzën për terrorizëm, të cilët janë të përfshimë në përleshjen e armatosun të 9 Majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Mbas fjalës së fundit të Prokurorisë Publike, gjithashtu fjalën e fundit kanë me pasë edhe avokatët dhe mbas tyne edhe të akuzuemit. Në fjalën e fundit në njanën nga seancat e kalueme, prokuroria kërkoi nga gjykata që grupi të shpallet fajtor, për shkak se ka akuza të forta ndaj tyne për kryemjen e veprave të randa penale, ndërsa për vendimet e dënimeve iu la me vendos gjykata.