Sot, vazhdimi i seancës së kalueme dhe nji seancë tjetër e re

Sot kanë me u mbajtë dy seanca plenare në Kuvendin e Kosovës, nji e re dhe nji vazhdim i seancës së kalueme.

Simbas zyres për media të Kuvendit të Kosovës, vazhdimi i seancës së kalueme ka me fillue paradite me shtatë pika të rendit të ditës, ndërsa seanca e re ka me u mbajtë mbas përfundimit të shqyrtimit të pikave të mbetuna.

Në seancën e re të rregullt, kanë me u diskutue katër pika të rendit të ditës, ndërsa, pikë e parë asht shqyrtimi i dytë i projektligjit për parandalimin e pastrimit të pareve dhe luftimin e financimit të terrorizmit