Sot vazhdon gërmimi mbrapa Rektoratit

Pjesa e dyshueme për varrezë masive mbrapa rektoratit në kampusin Universitar, pritet me gërmue nesër për me kuptue nëse ka apo jo mbetje mortore që nga lufta e fundit në Kosovë.

Prenk Gjetaj nga Komisioni Qeveritar për Persona të zhdukun, ka konfirmue për Tribuna Channel , se gërmimi ka me fillue sot.

“Të Mërkuren fillojnë gërmimet edhe në pjesën mbrapa rektoratit, e cila asht e dyshueme për varrezë masive. Por, pa u vlerësue edhe kjo pjesë nuk mundet me dhanë ndonji vlerësim”, deklaroi Prenk Gjetaj.