Sot vazhdon seanca e ndërpreme e së Premtes

Seanca e së Premtes, e cila asht ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit ka me vazhdue sot.

Për sot asht parapa që me u shqyrtue raporti i Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015, raporti i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2015, raporti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2015, dhe pritet që me u shqyrtue propozimi për shpalljen e 5 Shtatorit – “Dita e Bamirësisë – Nëna Terezë”.

Në seancën e kalueme nuk ka mujt që me u votue Ligji për Investime Strategjike, për shkak të mungesës së deputetëve të pozitës.