Sot zgjedhet kryetari dhe anëtarët e AGK’s

Gazetarët e Kosovës sot kanë me zgjedhë kryetarin dhe bordin e ri të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. Kuvendi zgjedhor mbahet mbas përfundimit të mandatit dy vjeçar të kryetarit dhe bordit të kaluem.

Organet e reja të AGK-së kanë me u zgjedhë në kuvendin, ku pritet që me marrë pjesë edhe shefi i misionit të OSBE-së, Jean Claude Shlumberger, si dhe nji përfaqësues i UNDP-së.

Kandidaturën për kryetar deri tash e kanë shpallë tre kandidatë, Enis Veliu dhe Shkëlqim Hysenaj nga gazeta “Zëri”, si dhe Shkumbin Ahmetxhekaj nga RTK.