Sot zhvillohet debati i parë në Parlamentin Europian për liberalizimin e vizave për kosovarët

parlamentieu

Sot Parlamenti Europian ka me zhvillue debatin e parë lidhun me liberalizimin e vizave për kosovarët.
Ende nuk dihet se kur qytetarët e Kosovës kanë me ushtue pa viza në zonën e Schengen.

Ditë ma parë, Tanja Fajon asht emërue si raportuese parlamentare për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sot, gjatë debatit për propozimin e Komisionit Europian dhe heqjen e vizave për Kosovën, kanë me u paraqitë argumentet e Komisionit Europian dhe mandej ka me u draftue edhe raporti, i cili duhe tme kalue përmes procedurës në Parlament.

Edhe pse, në Parlamentin Europian asht e qartë mbështetja e shumicës së madhe për me i heqë vizat Kosovës, procedura për me udhëtue pa viza gjatë kësaj vere mundet mos me u realizue.