Sot zyrtarisht nis viti i ri akademik!

Në krejt institucionet e nalta arsimore publike dhe private në Republikën e Kosovës sot fillon viti i ri akademik 2016/2017.

Kosova tashma ka gjashtë universitete publike, tri prej të cilave në Gjilan, Gjakovë dhe Mitrovicë.

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2016/2017, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka me vizitue fakultetin e Mjekësisë dhe atë Juridik.

Pastaj Bajrami bashkë me rektorin Marjan Demaj kanë me vizitue Qendrën e Studentëve.