Spanja nuk i njeh pasaportat e Kosovës: Nuk mundesh me qene shtet nëse të tjerët nuk të njohin si të tillë

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Garcia-Margallo deklaroi në Beograd se, vendi i tij asht kundër liberalizimit të vizave mbasi nuk i njeh dokumentat e Kosovës.

Ai tha se kosovarët për këtë arsye nuk kane me mund me shkue në Spanjë. Poashtu Garcia –Margallo ka rikonfirmue se as Kosova as Katalonia nuk janë shtete mbasi nuk njihen botnisht si të tilla.

Ministri i Spanjës deklaruar se Kosova dhe Katalonia nuk janë shtete pasi ato nuk janë njoft si të tilla.

Ai gjatë nji takimi me ministrin e jashtëm të Serbisë, Ivica Dacic, tha se Spanja mbështetë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, që simbas tij, nuk ka me njofte shkëputjen e Kosovës dhe pamvarësimin e saj.

Në këtë takim, Margallo tha se Spanja këtë vit feston 100 vjetorin e marrëdhanieve bilaterale me Serbinë që, simbs tij, asht nji shtyllë kryesore që Spanja ka nji qëndrim të tillë ndaj Kosovës.

Spanja ka me qene edhe njani nga partnerët kryesor që ka me mbështet Serbinë në integrimin europian, tha shefi i diplomacisë spanjolle.

Kryediplomati spanjoll foli edhe për rastin e Katalonisë, tue thane se ky rajon që aktualisht asht në përbamje të Spanjës, dallojnë mbasi atje nuk ka pase luftë.

Garcia-Margallo shtoi se edhe 85 shtete të Kombeve të Bashkueme nuk janë ende tu’ e njoft pamvarësinë e Kosovës.

“Nuk mundesh me qene shtet nëse të tjerët nuk të njohin si shtet”, ka thënë ai.