Spastrim etnik në Myanmar

Komisioneri i naltë për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkueme, Zeid Raad al- Hussein, ka thanë se sulmet ndaj komunitetit mysliman Rohingya në Burma, i njoftun si Myanmar, “janë nji shembull i spastrimit etnik”.

Al-Hussein i ka ba thirrje Myanmaritme ndalue këtë, siç e quejti ai “ operacion ushtarak mizor” në shtetin Rakhine, me shumicë budiste.

Refugjatët po akuzojnë forcat birmaneze se ata po jau kallin katundet dhe po sulmojnë civilët në përpjekjë m’i përjashtue ata.

Ndërsa, ushtria në Myanmar, ka thanë se po ju përgjigjet sulmeve të militantëve Rohingya dhe thotë se ata nuk po sulmojnë civilët.

Rreth 300 mijë myslimanë Rohingya janë zhvendosë në Bangladesh, që kur ka shpërthye dhuna me 25 Gusht.

Shperndaje në: