Specialja nga sot ligjërisht asht gati (video)

Nga sot, Gjykata Speciale asht edhe ligjërisht funkcionale dhe e gatshme për me i pranue aktakuzat e Prokurorisë Speciale ndaj të dyshuemve, siç pretendohet, për krime lufte.
Zyra e Prokurorit të Specializuem, David Schwendiman, tashma mundet me fillue me ngritjen e aktakuzave ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK’s.

Kjo meqë para 7 ditësh, Dhoma e Specializueme e Gjykatës Kushtetuese shpalli aktvendimin pozitiv për rregullat e rishkrueme të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të Gjykatës Speciale.