Spitalet rrezikojnë të mbesin pa ushqim

Spitalet e Kosovës rrezikojnë të mos arrijnë të paguejnë shërbimet e pastrimit dhe të ushqimit, si rezultat i shkurtimeve buxhetore të bame nga ana e Qeverisë. Kjo asht konfirmue nga zyrtarë të financave të SHSKUK’s.

Zvogëlimi i buxhetit për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) rrezikon me i lanë pa ushqim dhe higjienë pacientët. Kjo mbasi zyrtarë shëndetësorë thonë se në fund të vitit kanë rrezik me sigurimin e buxhetit për të pague ushqimin dhe shërbimin e higjienës për pacientët e SHSKUK, që në kuadrin e saj ka të gjitha spitalet e Kosovës.

Sherif Bytyqi, zyrtar i financave në SHSKUK, ka thanë për “Zërin” se me shkurtimet e bame janë prekë shumë dikastere. Por, në fund të vitit, ai ka thanë se egziston rreziku potencial që të mos arrijnë të kryejnë obligimet financiare në lidhje me kompanitë që po kryejnë aktualisht pastrimin e hapsinave të mbrendshme, por edhe për ushqimin që u servohet pacientëve.