Spitali Amerikan humbë betejën me portalin Infokusi

Spitali Amerikan në Prishtinë ka humbë betejën në Këshillin e Mediave të Shkrueme të Kosovës ku ishte ankue lidhun me shkrimin e botuem në portalin INFOKUSI me titull: “RRËFIMI I TMERRIT – TEUTA MBETI NË KARROCË NGA SPITALI AMERIKAN”.

Në këtë artikull ku Spitali Amerikan pa asnji fakt pretendonte se ka shkelje profesionale, Këshilli i Mediave të Shkrueme të Kosovës ka vërtetue se nuk asht ba asnji shkelje dhe shkrimi ka qenë korrekt dhe profesional, shkruen Gazeta Blic.

Ankesa e Spitalit Amerikan asht hedhë poshtë unanimisht nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Mediave të Shkrueme të Kosovës.