Stabiliteti i Kosovës dhe Ballkanit, prioritet i naltë i NATO’s

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka prit në takim komandantin e ri të Forcave Supreme të NATO’s për Europë, gjeneralin Curtis Scaparrotti, i cili ishte i shoqnuem edhe nga komandanti i KFOR’it, Guglielmo Luigi Miglietta.

Përveç rolit të KFOR’it në Kosovë, presidenti Thaçi me gjeneralin Scaparrotti bisedoi edhe për punën që asht tue u ba për transformimin e FSK’s në nji forcë të re multietnike, si dhe për synimet që ka Kosova – që të bahet pjesë e Partneritetit për Paqe, si nji parakusht për anëtarësim të saj të plotë në NATO.
“Na jemi tue punue në normalizimin e marrëdhanieve me Serbinë. Janë shenue disa përparime, por mbetet për me u ba ma shumë. Gjithashtu, tash jemi të angazhuem edhe në transformimin e FSK’s në nji forcë të re multietnike dhe që shteti ynë sa ma shpejtë të bahet pjesë e Partneritetit për Paqe, si nji parakusht për me u ba anëtare e plotë e NATO’s”, tha presidenti Thaçi.

Gjenerali Curtis Scaparrotti e siguroi presidentin Thaçi se stabiliteti i Kosovës dhe pjesës tjetër të Ballkanit mbetet prioritet i naltë i NATO’s.

“Jemi këtu në Kosovë që t’ju mbështesim për atë që keni ba deri tash si institucione të Kosovës. Ky asht gjithashtu qendrim i NATO’s dhe i ministrave të mbrendshëm e të jashtëm. I mbështesim përpjekjet tueja për normalizim të marrëdhanieve me Serbinë, për zhvillim ekonomik dhe kemi me vazhdue edhe mbështetjen për FSK’n”, tha gjenerali Scaparrotti.

 

thacinato

 

3-thacinatooo

 

4-thaciiiiii