Stamboll, nuk lejohet Marshi i LGBT’s, shkaku i Muejit të Ramazanit

Përfaqësuesit e LGBT’s në Turqi i kanë ftue anëtarët e vet në paradë me 19 dhe 26 Qershor, gjatë “javës së krenarisë”, derisa forcat nacionaliste dhe islamike në Turqi kanë kërcënue me kontra-marsh, në rast se mbahet gay parada.

Policia turke ka shkrepë plumba gome dhe ka hedhë gaz lotsjellës në drejtim të rreth 50 pjesëtarëve të komunitetit LGBT, të cilët ishin mbledhë në Stamboll.

Disa qindra policë e kanë bllokue sheshin kryesor të qytetit, Taksim, në mënyrë që me parandalue grumbullimin e komunitetit LGBT gjatë muajit të shejtë të Ramazanit, raporton AFP.

Autoritetet turke ma herët e kanë ndalue mbajtjen gay paradës në Taksim të Stambollit, për shkak të sigurisë së tyne.

Paradën e vitit të kaluem e kishte ndalue policia tue përdorë topa uji dhe gaz lotsjellës.