Stamboll, qëllohet me plumb në krye zv/kryetari i Komunës

Doket se situata mbas tentativës për grusht shtetit në Turiq, nuk asht qetësue ende.

Asht raportue për të shtana me armë zjarri dhe asht qëllue në krye zv/kryetari i Komunës së Sislit në Stamboll.

Ngjarja ndodhi gjatë nji sulmi me armë në Komunën e këtij qyteti. Mediat ndërkombëtare raportojnë se zv/kryetari ka mbetë i plagosun dhe asht në gjendje kritike.

Televizioni turk NTV raporton se nji person i armatosun hyni në zyrën e Çemil Candas dhe qëlloi ndaj tij. Kjo zonë drejtohet nga partia kryesore opozitare e Turqisë.

Autori i ngjarjes asht arrestue nga policia. Auroritetet nisën hetimin se qysh mundet me u hy me armë në ambientet e Komunës.