Statistikat e fundit: Kosovarët preferojnë produktet e Kinës e Turqisë!

Vendet nga të cilat Kosova ma së shumti shet e blenë po del se  janë Kina e Turqia.

Kjo në bazë të dhanave të fundit të publikueme nga Agjencia e Statikave të Kosovës për muejin Tetor, importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 68 milionë euro, ose 28.2%.

Nga to Kina ishte importuesi ma i madhë në Kosovë me 9.5 për qind, si dhe Turqia me 9.2 për qind.

Simbas të dhanave nga ASK për Tregtin e Jashtme në Kosovë tregojnë për nji deficit tregtar ma t’ulët për (-0.2%) në muejin Tetor 2016, në raport me periudhën e njajtë të vitit 2015, gjegjësisht në vlerë prej 214,2 milionë Euro, krahasue me deficitin prej 214,6 milionë Eurosh ne vitin 2015.

Eksporti mbulon importin me 11.2%.

Eksporti i mallnave në muejin Tetor 2016 kishte vlerën 27,1 milionë Euro, ndërsa importi 241,3 milionë Euro, ku asht nji ranie prej (-0.1%) për eksport dhe (-0.2%) për import, krahasue me periudhën e njajtë të vitit 2015.